Programi ‘Pegasus’, program i avancuar spiunazhi i firmës izraelite
Bashkimi Europian ka gjetur prova se celularët e disa prej zyrtarëve të tij kanë rënë pre e hakerimit nga një sistem softurik. ‘Pegasus’ është një program i avancuar spiunazhi, i zhvilluar nga kompania NSO Group në Izrael që përdoret vetëm nga klientët e qeverisë.
Dyshimet e para mbi faktin se po spiunoheshin, erdhën nga një komisioner në Bashkimin Europian, i cili tha se komania e prodhuese e celularëve Iphone i kishte thënë atij se në vitin 2021, informacionet në celularin e tij mund t’i ishin shitur qeverisë izraelite .
Komisioneri i drejtësisë së BE-së, Didier Reynders mund të ketë qenë vetë viktimë e këtij spiunimi, ndërsa ka kërkuar që të gjenden përgjegjësit.
Sistemi softuerik i spiunazhit ‘Pegasus’ është pothuajse i pamundur që të zbulohet. Kompania NSO që ka prodhuar këtë program është shprehur e gatshme që të bashkëpunojë me Bashkimin Europian për të kryer një hetim .
NSO Group është paditur nga kompania Apple, në nëntor të vitit të shkuar, për shkelje të kushteve dhe marrëveshjes së përdorimit.
Tv Klan