Jolevski: Nuk e di pse u tërhoqën nga gara Fetai dhe Rustemi
Me 8 vota për, anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publik rizgjodhën Mustafa Hajrullahin për shef të Prokurorisë së Lartë në Shkup. Hajrullahi ishte kandidati i vetëm për këtë pozitë, pasi paraprakisht nga gara kishin dorëhequr kandidaturat e tyre prokurorët Fatime Fetai dhe Burim Rrustemi. Kryetar i Këshillit të Prokurorëve, Antonio Jolevski tha se nuk e din arsyen e tërheqjes së kandidatëve.
“Nuk deshën t’i komentojnë deklaratat e tyre, thonë se është vullneti i tyre i lirë dhe nuk mundemi të bëjmë diçka jashtë kësaj. Mund t’i pyesni ata pse u tërhoqën. Është keq që u tërhoqën, kur veç më ishin paraqitur, unë vlerësoj se duhet të mbetem në kandidaturat e tyre, por nuk është vendim i imi. Ai është vendim i atij që e ka bërë”, deklaroi Antonio Jolevski nga Këshilli i Prokurorëve.
Ai tha se, nga Harullahi pret që të përmirësojë gjendjen, pasi në raportet e fundit mujore për punën e Prokurorisë së Lartë nën udhëheqësinë e tij, vërehet trend në rritje.
“Është e vërtetë se i konstatojmë të gjitha çështjet negative dhe mangësitë në raportet dhe japim vërejtje të caktuara. Dëgjuat nga kolegët të cilët thanë se ato vërejtje kanë të bëjnë në tërësi me punën e Prokurorisë së Lartë Shkup, e cila është gjysma e territorit të shtetit. Ndërsa, situata në prokuroritë publike është e tillë, që kur të themi Prokuroria e Lartë, gjithë ajo reflektohet në të”, tha Jolevski.
Këshilli i Prokurorëve, në seancën e sotme po ashtu, zgjodhi Faik Arsllanin për shef të Prokurorisë së Lartë Gostivar ndërsa shefe e Prokurorisë Themelore Gostivar u zgjodh Dushica Dimitrievska.
Në pozitën e shefit të prokurorive themelore të Kumanovës, Manastirit dhe Kavadarit u zgjodhën Teuta Bediu – Ramadani, Olivera Neçakovska dhe Elizabeta Misheva – Jordanova./KlanMacedonia
Përgatiti: Teuta Buçi