Hahn i shqetësuar për ”Prespën” – mesazhe edhe nga Uashingtoni dhe Parisi!

RMV DHE FAKTORI NDËRKOMBËTAR

Gjatë takimit të delegacioneve amerikane dhe franceze të kryesuara nga Presidentët Xho Bajden dhe Emanuel Macron, që u mbajt në Francë, me rastin e përvjetorit të Ditës – D, mesazhe janë dërguar edhe për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, thuhet në brifingun zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

“I bëhet thirrje qeverisë së re në RMV të mbetet e fokusuar në rrugën drejt BE-së dhe t`i respektojë obligimet ndërkombëtare” – kanë thënë nga Uashingtoni duke publikuar detaje nga takimi në Francë.

Ndërkohë, Eurokomisioneri Johanes Hahn, I ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që ta respektojë Marrëveshjen e Prespës dhe të punojë për perspektivën evropiane të vendit, por edhe të ndihmojë vendet fqinje.

“Sa i takon rastit me RMV-në, kjo më shqetëson. Mund vetëm t`u bëjmë thirrje të gjithë palëve, veçanërisht Qeverisë së re që ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës dhe të punojnë për perspektivën evropiane të vendit” – tha Johanes Hahn, komisioner i BE-së.

Hahn ka potencuar se nëse bëhet një hap I qëndrueshëm përpara në rastin me Maqedoninë e Veriut, kjo do të ketë ndikim në gjithë rajonin, duke marrë si shembull dialogun Prishtinë – Beograd, që ërish duhet të aktivizohet me Komisionin e ri. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share