Hagë: Vijojnë dëshmitë kundër ish-krerëve të UÇK-së

DËSHMITARI I RADHËS AGIM IDRIZI NGA KOMUNA E KAÇANIKUT

Agim Idrizi, nga komuna e Kaçanikut ishte dëshmitar i radhës në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thacit dhe të tjerëve që po gjykohen në Hagë.

Ai në dëshminë e tij pretendon se është rrëmbyer dhe ndaluar nga ish pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999 me pretendimin se ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë.

Ai ka mohuar  një gjë të tillë.

Sipas tij, ai është maltretuar dhe rrahur nga ish pjesëtarët e UÇK-së vetëm pse nuk ka pasur raporte të mira me familjen Axhami, dhe duke qenë në UÇK ata janë munduar ti hakmerren në këtë formë.

Në përfundim të dëshmisë ai ka shprehur mllefin që po konsiderohet tradhtar I kombit pasi dëshmoi në Hagë.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share