Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është shtyrë për shkak të mosparaqitjes së një dëshmitari të Prokurorisë. Lajmi është konfirmuar nga Gjykata Speciale.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar thirrjen e dëshmitarëve të saj në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Të martën ishte planifikuar të dëshmonte dëshmitari i fundit, por u tha se ai nuk ishte në gjendje të vinte.
Për këtë arsye trupi gjykues u detyrua të shtyjë seancën në një kohë të pacaktuar.
Më pas, gjykimi kaloi në seancë private.
Gjatë seancës, Trupi Gjykues vendosi ta pranojë dëshminë e Ismet Tarës të 2019-ës, pasi Prokuroria javë më parë nuk arriti që t’i bëjë pyetje në gjykatë për shkak të refuzimit të Tarës për t’iu përgjigjur ZPS-së.
Thaçit, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.