THAÇI, VESELI, KRASNIQI, SELIMI: “JEMI TË PAFAJSHËM”
Të pafajshëm janë deklaruar në fillim të seancës gjyqësore që shënon edhe nisjen e gjykimit ndaj ish krerëve të UCK-së Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Hashim Thaci- Ish president i Kosovës
Kadri Veseli- Ish kryetar i Parlamentit
Jakup Krasniqi- Ish Kryetar i Parlamentit
Rexhep Selimi- Ish deputet
Prokurori i Specializuar Alex Whitning tha se Thaci dhe të tjerët kanë kryer krime luftë për pushtet gjatë luftës, sipas tij për këtë ishte e njoftuar edhe Bashkësia Ndërkombëtare. Ka thënë se në 20 vitet e fundit është kërkuar që viktimat dhe familjarët e tyre të mbyllin gojën dhe të mos flasin për krimet.
Procesi gjyqësor është po përcillet me protesta në Hagë në përkrahje të ish krerëve të UCK-së.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha