Hagë: Më 3 prill nis gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së

Mbi 312 dëshmitarë do të paraqesin dëshmitë e tyre në këtë process

Më 3 prill pritet të nis gjykimi ndaj ish krerëve të UCK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i Selimit, Geotrey Roberts, I cili para Dhomave të Specializuara në Hagë ka thënë se në bisedat me Zyrën e Prokurorit të Specializuar janë marrë vesh që data e fillimit të gjykimit në çështjen penale Thaçi dhe të tjetër të jetë 3 prilli gjë të cilën e ka konfirmuar edhe prokuroria.

Në këtë datë, sipas Roberts, planifikohen deklaratat hyrëse e më pas të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarëve të parë.

Mbi 312 dëshmitarë do të paraqesin dëshmitë e tyre në këtë process gjyqësor.

Sipas Prokurorisë, në procesin e gjykimit do të përmenden mbi 40 vende ku pretendohet të jenë kryer krimet.

Ka thënë se i duhen rreth 600 orë për paraqitjen e të gjitha provave – deri kah fundi i vitit 2024 apo fillimi vitit 2025 – ashtu që të ketë proces të drejtë gjyqësor.

Avokati i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson ka deklaruar se trupi gjykues mund të përdorë diskrecionin që ka, pasi siç ka thënë ai kohëzgjatja e procedurës është armik i drejtësisë dhe armik i të drejtave të të akuzuarve.

Emmerson ka thënë se edhe për ish-kryetarin e Serbisë e ish–Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqi, që akuzohej për krime në tre vende, u kërkuan 300 orë nga prokuroria, derisa për këtë rast kërkohen dyfishi i orëve për paraqitje të rastit.

“Në rastin e Millosheviq do të duheshin 20 vite nëse do të vazhdohej më këtë logjikë”,

Në nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Hashim Thaci Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e pretenduara./KlanMacedonia

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share