Mjekët në Arabinë Saudite u shtangën kur zbuluan një furçë elektrike dhëmbësh në barkun e një 9-vjeçari.
“New York Post” raporton se incidenti i ndodhur në Mekë ishte aksidental sepse fëmija kishte gëlltitur kokën e pajisjes, por rrethanat se si ka rrjedhur ngjarja janë të paqarta.
Fëmija u dërgua menjëherë në spital ku skaneri tregoi se furça e dhëmbëve ndodhej në një pikë kritike në stomakun e djalit, ku mund të shkaktonte një bllokim vdekjeprurës të zorrëve nëse nuk hiqej.
Fatmirësisht, kirurgët mundën të hiqnin furçën me anë të një endoskopi, një tub i hollë me dritë i pajisur me kamera me një procedurë që zgjati rreth 20 minuta. Pacienti i vogël është lejuar të dalë nga spitali dhe po e merr veten pas ndërhyrjes./tvklan.al