Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj është e ftuara e mbrëmjes së sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.
E ndodhur para gazetarëve të vegjël, Marsela ndau një pasazh të fëmijërisë së saj duke thënë se në vitet ’90 ashtu si shumë familje shqiptare, kishte shkuar drejt Italisë me gomone.
-Po të isha unë fëmijë do të kisha pyetur, a ke hipur ndonjëherë në gomone o Marsela?
Marsela Çibukaj: Fatkeqësisht e kemi provuar dhe atë lloj udhëtimi Alketa…
–E ke provuar kështu duke parë brigjet apo ke pretenduar të shkosh në bregun tjetër me gomone?
Marsela Çibukaj: Jo, ky ka qenë mjeti i vetëm që në atë kohë dispononte populli, sidomos Vlora e poshtë për të marrë drejtimin drejt një jete më të mirë.
–Ashtu ë? Unë mendova se e ke përdorur gomonen si mjet turistik. Ka vërtet një pasazh në jetën tënde që ke shkuar me gomone në Itali?
Marsela Çibukaj: Unë e kam cekur dhe në disa intervista në fakt, që është një copëz historie e popullit shqiptar, ajo e viteve ’90 ku shumë familje shqiptare mundoheshin të tejkalonin detin apo kufirin për të kërkuar një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjet e tyre./tvklan.al