Habit gazetarja: Kam provuar në Vietnam një pije me helm kobre, u trullosa pak…

Gazetarja Albana Nanaj ka rrëfyer sot në “Rudina” në Tv Klan më shumë detaje për udhëtimin e saj në Vietnam. Ajo thotë se atje ka provuar rakinë e orizit, e cila fermentohej për 3 muaj dhe brenda kishte helmin e kobrës.

Albana Nanaj: Tani në Vietnam, ushqimi më pëlqeu jashtë mase. Çdo gjë super e shëndetshme dhe aty e kupton pse aziatikët janë të dobët sepse me të vërtetë ushqimet i kanë me kripë e yndyrë të kontrolluar. Nuk hanë bukë, orizin e kanë në vend të bukës.Provuam një pije Rudina, ajo është me helmin e kobrës. Futet brenda me një enë dhe bëhet rakia e orizit. Lihet të fermentohet 3 muaj brenda dhe duhet të ketë edhe helmin brenda. Ne shkuam në një fermë dhe aty e kishin atë enën e madhe me gjarprin brenda. Provoje, provoje, provoje! Është e sigurt? Se ne ishim…E provoi kameramani i pari, Meti. “Hë mo i thashë unë?”“Ku di gjë unë tha, hajde provoje!”

Juli Lala: Në ato vende për ta provuar mund ta shoqëroje dhe me mishin e gjarprit, kam dëgjuar unë.

Albana Nanaj: Jo, ishte thjesht….Po bënte efekt i tharë, sepse thahej brenda. E piva nuk ndodhi gjë sepse isha pak e trullosur, ndoshta psikologjikisht po mendoja tani “ça do ndodhi!”. Por asgjë, provuam dhe ca karamele pastaj që i përgatisnin. Kështuqë bota është e larmishme dhe e bukur!/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share