Erling Haaland u bë sot protagonist absolut në suksessin 3:0 të skuadrës së Manchester City ndaj Bayern Munih në Ligën e Kampioneve.
Futbollisti norvegjez dha një asist e më pas shënoi gol në këtë sfidë, duke u treguar përsëri vendimtar.
Për të, ishte thyerja e një mallkimi ndaj bavarezëve, të cilëve u shënoi gol për herë të 6 në karrierë.
Por në të 7 takimet e mëparshme ndaj tyre, ai nuk ia kishte dalë të fitonte asnjëherë, mallkim të cilin e theu sot duke qenë ai protagonisti absolut në një turne i cili po kthehet gjithnjë e më shumë në të preferuarin e tij. Haland realizoi sot golin e 11 të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve, duke çuar në 34 numrin e rrjetave të tundura në këtë turne në karrierë.
Sigurisht, më i riu që arrin këtë shifër e sigurisht, edhe ai të cilit i janë dashur më pak ndeshje për të realizuara këtë numër të pabesueshëm golash në turneun elitar në Europë.
Haland iu deshën vetëm 26 ndeshje, ndërsa ai i cili mbante rekordin më parë ishte Rud Van Nistelroi, me 39 ndeshje të luajtura.
Më pas, vijnë Messi e Mbappe me 54 ndeshje, të ndjekur nga Inzaghi e Lewandowski me 55, Neymar me 56, Cavani me 58 dhe Benzema me 59.