Bomberi norvegjez vendos rekord në Premeir League dhe arrin të fitojë një përballje kundër Bayern
Me golin e shënuar ndaj Bajern Mynihut, Erlign Haland vendos rekordin e radhës. Futbollisti shkon në kuotën e 45 golave në një sezon të vetëm dhe bëhet futbollisti që ka shënuar më shumë që kur Premier Liga u krijua 30 vite më parë.
Por ai asnjëherë nuk kishte dalë nga fusha fitimtar në 7 përballje të luajtura kundër gjermanëve. Por futbollisti më në fund ia doli që të festonte këë sukses të rëndësishëm.
Norvegjezi ndihmoi edhe në realizmin e një tjetër rekordi për klubin e Sitit.
Me suksesin që “Citisens” morën kundër Bajern Mynihut, ata janë të pampshtur në 25 sfida radhazi të luajtura në shtëpi në Ligën e Kampioneve, si asnjë klub tjetër anglez.
Në total kanë marrë 23 fitore dhe 2 barazime. Përgjatë kësaj periudhe kohore golavarazhi i tyre është +62.
Klan News