Dyshja e Manchester Cityt, Erling Haaland dhe Kevin de Bruyne shkëlqyen në fitoren e Qytetarëve ndaj Luton Town, duke kaluar në çerekfinale të Kupës FA.
Haalandi nga gjashtë golat e këtij takimi, pesë i shënoi vet, teksa u asistua katër herë nga De Bruyne, transmeton Klankosova.tv.
Sulmuesi norvegjez ka reaguar pas ndeshjes duke thënë:“Po vjen, po vijmë… Jemi gati të sulmojmë!”.
Haaland ka qenë i pandalshëm këtë sezon, duke shënuar 27 gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime në 30 ndeshje.
Ndërkohë, belgu edhe pse ishte i lënduar për gjysmën e sezonit është kthyer me një eufori të madhe, pasi vetëm në 12 takime, ka asistuar 12 herë dhe ka shënuar dy të tjerë. /Klankosova.tv.