Aktorja e njohur hollywoodiane, Gwyneth Paltrow, mendon se ylli televiziv Kim Kardashian është një “forcë natyrore”.
Në një intervistë të fundit, 52-vjeçarja e cila është pronare e markës së produkteve të mirëqenies “Goop”, shpjegoi se do t’i pëlqente që një ditë të bashkëpunojë në ndonjë projekt me themeluesen e markës “SKIMS”, sepse mendon se ajo është një person fantastik.
Për aktoren dhe sipërmarrësen bashkëpunimi me Kim është një ide e mire dhe se gëzon një respekt të madh për të dhe do të ishte e gatshme ta realizonte çfarëdo projekti që Kim dëshiron.
Ylli i filmave “Iron Man” nuk është e panjohur për familjen Kardashian/Jenner. Në fillim të këtij viti, Paltrow bashkëpunoi me motrën e madhe të Kimit, Kourtney Kardashian, në krijimin e një qiriri të titulluar “This Smells Like My Pooshy”.
Ndër të tjera, Gwyneth foli edhe për bashkëshortin e saj skenarist dhe regjisor, Brad Falchuk, duke treguar se që të dy janë të përkushtuar ndaj mirëqenies së tyre.
Klan News