Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për afatin kalimtar të transferimeve që tashmë është hapur duke thënë se nuk do ta transferojnë Kylian Mbappen.
Guardiola tregoi se dëshira e Mbappes dihet se ku është, teksa për Ilkay Gundoganin, pavarëissht interesimit të Barcelonës, shpreson se nuk do të largohet, transmeton Klankosova.tv.
“Ne nuk do të nënshkruajmë më Kylian Mbappe, ai nuk do t’i bashkohet Manchester Cityt. Të gjithë ju e dini se ku ai dëshiron të shkojë”, tha Guardiola duke qeshur”, u shpreh Guardiola.
“Jam i vetëdijshëm për interesimin e Barcelonës për të nënshkruar me Gundoganin, por edhe ne jemi të interesuar për ta mbajtur atë. Shpresoj se ai do të qëndroj me ne”.
“Nëse Barça nënshkruan me të, do ta marrin një lojtar fantastik”.
Ndryshe, Gundogani ka kontratë të vlefshme me Cityn deri në fund të këtij muaji.