Pep Guardiola pritet që të largohet nga Manchester City në përfundim të sezonit të ardhshëm. Katalanasi, i cili iu bashkua klubit 8 vjet më parë, ka edhe 12 muaj të mbetur në kontratë që sipas “Daily Mail” mendohet që të jenë të fundit për të në stadiumin “Etihad”.
Drejtuesit e Citysens do t’i japin Guardiolës hapësirë për të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij. Dëshira është që trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit të rinovojë pas 15 trofeve të fituar.
Arritjet e tij janë unike, me teknikun që udhëhoqi skuadrën në fitimin e Ligës së Parë të Kampioneve.
53 vjeçari ka fituar 6 tituj të Premier Ligës me Manchester City, katër prej tyre radhazi, si asnjë klub tjetër në vend.
Te City që tani kanë nisur të mendojnë për emrin e zëvendësuesit.
Ndërkohë Guardiola ka në plan që të bëjë ndryshime në ekip, për të ndërtuar një grup edhe më konkurues pas humbjes në finalen e FA Cup ndaj United.
Klan News