Guardiola i kundërpërgjigjet ashpër Mourinhos pas ngacmimit që i bëri ai së fundmi

Pep Guardiola i ka kthyer një përgjigje Jose Mourinhos pasi rivali i tij vuri në pikëpyetje legjitimitetin e titujve të fituar nga Manchester City.

Guardiola iu drejtua Mourinhos pas humbjes që pësoi Manchester City me rezultat 2-0 ndaj Liverpoolit në ‘Anfield’.

Pasi u ngacmua nga tifozët në stadium me këngën ‘do të shkarkohesh në mëngjes’, Guardiola ngriti gjashtë gishta, duke iu referuar numrit të titujve që ka fituar gjatë kohës sa ishte trajner i Manchester Cityt.

“Unë dua të fitojë, por dua të fitojë pastër dhe në mënyrë korrekte. Nëse nuk mund të fitojë pastër, do të doja të humbisja”.

“Nëse do humbasë, dua ta uroj kundërshtarin tim që ka qenë më i mirë se unë. Nuk dua që të merrem me 150 çështje”, kishte thënë Mourinho.

Guardiola tashmë i është kundërpërgjigjur Mourinhos, duke thënë se ish-trajneri i Real Madridit dëshiron ta shoh Man Cityn duke rënë nga kategoria.

“Ai është një tjetër emër i madh në listë i cili dëshiron të shoh skuadrën time në fund të tabelës, në Championship ose në Ligën e Konferencës”.

“Do doja t’i thoja Joses: Ne jemi të pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia”, ka thënë Guardiola.

City momentalisht gjendet në pozitën e katërt në Ligën Premier, por mund të kalojë në të dytën nëse arrin fitore pasditen e së shtunës ndaj Crystal Palace në udhëtim./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share