Grushte e shqelma në futbollin e Kosovës (VIDEO)

Ndeshja mes Deçanit dhe Prizrenit, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, ka eskaluar në dhunë.

Komentatori i sportit në ArtMotion, Arbon Flugaj, ka bërë të ditur se dy minuta para fundit të takimit të zhvilluar në Deçan, tenisionet e shumta shpërthyen në dhunë, njofton Klankosova.tv.

Merret vesh se pos futbollistëve, edhe tifozët janë përfshirë në këtë rrahje masive.

Sipas Flugajt, gjithçka nisi kur sulmuesi afrikan i Prizrenit, Wilson, goditi me grusht portierin rezervë të vendasve, duke acaruar edhe tifozët që më pas u futën në fushë për të “qëruar” hesapet.

https://www.facebook.com/share/v/5ryEwXaQPeuyh4aK/?mibextid=UalRPS

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share