Mbrëmjen e sotme funksionarë të lartë të BDI-së dhe përfaqësues të të ashtuquajturit “Fraksion” brenda kësaj partie kanë realizuar takim me banorë të fshatit Shipkovicë në malësi të Tetovës, përcjell KlanM.
“Qëllimi i takimit ishte për të bashkëbiseduar rreth temave aktuale politike brenda BDI por edhe rreth çështjeve të rëndësishme në vend, ku nga qytetarët prezentë morën mbështetje të fuqishme për temat e ngritura dhe mbështetje për rrugëtimin dhe kauzën e sinqertë. Banorët e Shipkovicës u informuan detajisht për veprimet por dhe arsyet e funksionimit si Fraksion brenda BDI-së”, thuhet në njoftimin e “Grupit të zjarrit”
Takimet me qytetarë, siç thonë nga ky grup, do të vazhdojnë edhe në vendbanime tjera./KlanMacedonia