“Grupi i zjarrit” pjesë e grupit të punës? | Ademi: Nuk ka legjitimitet veprimtaria në fraksion

Ali Ahmeti vendos se kush do ta përfaqësojë partinë. Kështu thotë në Klan Debat, Arbër Ademi, i cili theksoi se grupit të të pakënaqurve nuk duhet t’i drejtohen si “fraksion” sepse nuk ka legjitimitet përderisa nuk është kategori statutare në BDI.

Çdo kërkesë e dikujt nga BDI për tu kyçur në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese, Arbër Ademi, vlerëson se duhet të drejtohet tek lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Në radhë të parë nuk njihet fraksion me dokumentet partiake, me aktet e partisë e veçanërish këtu mendoj me Statutin e partisë. Nuk kanë legjitimitet dhe veprimtaria në kuadër të një fraksioni përderisa fraksioni nu njihet nga dokumentet partiake. Në përputhje me Statutuin partinë e përfaqëson kryetari i partisë, Ali Ahmeti. Ai personalisht ose përmes personave të cilët i delegon kryetari Ali Ahmeti, në kët rast për ndryshimet kushtetuese ai mua më ka deleguar, përcakton se kush do të jetë përfaqësuesi i partisë. Prandaj çdokush tjetër në kuadër të BDI-së, që ka ndonjë kërkesë lidhur me përfaqësimin e partisë, duhet këtë kërkesë t’ia adresojnë liderit të tyre”, deklaroi Arbër Ademi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share