MEXHITI: KU ËSHTË LOGJIKA POLITIKA TË LARGOSH MINISTRIN NUREDINI
I ashtuqujaturi Grupi I Zjarrit brenda BDI-së ka vijuar takimet me qytetarët. Nga Saraji, Kreu i Komunës dhe Sekretar i BDI-së, Blerim Bexheti iu bëri thirrje bashkëpartiakëve të tij në strukturat e partisë, që t’i bashkohen grupit të tyre, për të bërë, siç thotë ai, një BDI më të fortë.
“Duke dyshuar në ndrëgjegjen e kësaj garniture të ekzekutirvit nga rradhët e BDI-së më lejoni njehrazi që ti thërras edhe kolegët e partisë që bashkarisht shqetësimin ta ndajm dhe të bëjmë më të mirën dhe të mos e lejojmë përçarjen që e imponojnë dita ditës ky ekzkeutiv. Rrespekti dhe dashnia me zor nuk shkon dhe duhet të kuptohet që mospranimi nga votuesit e BDI-së është instrument demokratik dhe me të drejtë qytetarët presin edhe nga kryetari që të tërhiqen, mjaft më me gafa” – tha Blerim Bexheti.
E nënkryetari Izet Mexhiti kishte Kritika për largimin e Ministrit të Ekologjisë me ndryshimet e fundit qeveritare.
“Ne bëjmë thirrje që të refletkojnë. I bëjmë thirrje kryetarët nuk jemi dy aty siç të ka gënjyer Artani dhe Artanat tjerë sepse populli është mbi arsyjen që BDI të kthehet në themelet e veta. BDI të kthehet në origjinën e vetë, BDI nuk do të toleroj mashtrime dje të dalim që do bëjmë agjendën e gjelbër e sot të japim Ministrinë e Ekologjisë. Ku është këtu logjika politike” – deklaroi Izet Mexhiti.
Qytetarëve iu drejtuan edhe eksponentë tjerë nga ky grup të cilët u ankuan se zv kryeministri Grubi po u bënë presion përkrahësve të grupit të tyre. /KlanMacedonia/