Të pakënaqurit në BDI realizuan takim sot në Hasanbeg të Shkupit ku vazhduan të kërkojnë ndryshime në parti dhe llogari nga ministrat e kësaj partie në qeveri. Kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti në fjalimin e tij theksoi se situata në vend nuk është ashtu siç, sipas tij, e paraqet zëvendëskryeministri Grubi me propagandën e tij.
“Kërkojmë llogari pasi në mungesë të organeve partiake për tre vite, pa kryesi të partisë ministrat me shumë të drejtë nga shumëkush u llogaritën si uzurpatorë të vendimmarrjes, politikëbërjes, resurseve njerëzore dhe ja ku jemi sot ku me gjith[ këtë pushtet, jemi në pozita shumë të dobëta”, tha mes tjerash Bexheti në Hasanbeg.
Ky ekzekutiv i BDI-së sipas Bexhetit është i paaftë dhe prandaj duhet të lirojnë rrugë për forca të reja./KlanMacedonia