“Grupi i zjarrit” në BDI, nesër para mediave

Është paralajmëruar për ditën e nesërme konferencë për media e grupit të të pakënaqurve brenda BDI-së. Në një njoftim për media të lëshuar nga shërbimet e Komunës së Çairit, nuk thuhet se për çka do të jetë konferenca, por përmenden emrat që do të marrin pjesë në të.
“Të nderuara media ju informojmë se anëtarë të Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (Izet Mexhiti, Saranda Imeri, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Visar Ganiu, Nevzat Bejta dhe të tjerë), do të mbajnë konferencë shtypi nesër (27.12.2022) me fillim në ora 13:00”, thuhet në njoftim./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share