“Grupi i zjarrit” flet për ndodhitë e fundit në BDI, kërkon mobilizimin e anëtarësisë

“Grupi i zjarrit” brenda BDI-së kërkon mobilizimin e anëtarësisë së këtij subjekti politik për të kërkuar llogaridhënie nga ata që kanë marrë përgjegjësi në ekzekutiv, kështu deklaroi nënkryetari i kësaj partie dhe njehrit deputet, Izet Mexhiti.

“Pas kërkesës tonë të para tre muajve filloi funksionimi institucional i organeve partiake, u hap diskutimi për llogaridhënie, pas dy mbledhjeve u ndërpre puna në kryesi. Vërejtjet tona për mosrealizimin e premtimeve programore për zgjedhjet e vitit 2020 nuk u morën në shqyrtim dhe nuk u murrën në shqyrtim, dhe mbledhjet u mbyllën pa asnjë vendim. Prandaj ne vendosëm që t’i drejtohemi anëtarësisë, votuesve dhe opinionit publik për gjendjen në BDI.

Vendimmarrja është bërë privilegj ekskluziv i një klani të ngushtë të Artan Grubit. Ne e kemi ngritur zërin për veprimet e Artan Grubit që janë në kundërshtim me qëndrimet e shumicës së anëtarëve të BDI-së, kjo ka sjellë tek ramja e përkrahësve të votuesve dhe ka prodhuar përçarje përbrenda strukturave partiake”, tha Izet Mexhiti, deputet i BDI-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share