“Grupi I zjarrit” edhe me një deputet?!

TË MARTËN ALI AHMETI TAKON NËNSHKRUESIT E LETRËS PUBLIKE

Pas zhvillimeve brendapartiake në BDI nga i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit”, dy nënshkruesit e letrës publike, Deputeti Izet Mexhiti dhe Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, kanë publikuar një forografi të përbashkët me Deputetin Kastriot Rexhepi.

Mesazhi duket se është i qartë. “Grupi i Zjarrit” në BDI bëhet edhe me një deputet në Kuvend që mund të shkaktojë probleme serioze në shumicën parlamentare LSDM-BDI.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Kastriot Rexhepi bëhet deputeti i tretë në “Grupin e Zjarrit”, kurse, sic percjell KlanM,  spekulohet edhe me emrin e Skender Rexhepit, i cili gjatë verës kishte braktisur Grupin Parlamentar të Alternativës duke paralajmëruar se do të veprojë si deputet i pavarur por në kuadër të shumicës parlamentare.

Nëse edhe Skender Rexhepi mbështet “Grupin e zjarrit” atëherë bëhen katër deputetë që do të thotë se Kovacevski dhe Ahmeti do të mbeten me mbështetjen e vetëm 60 deputetëve në Kuvend. Në këto rrethana, në pikëpyetje vehet funksionimi i koalicionit LSDM-BDI, që nuk do ta ketë shumicën.

Testi i pare, sic percjell KlanM, do të jetë votimi i Risto Penovit për Ministër të ri për Vetëqeverisje Lokale. Sipas të gjitha gjasave atëherë kur Qeveria do t`ia propozojë Kuvendit dhe kur ky propozim të jetë në rend dite mund të thuhet se Ahmeti dhe “Grupi i zjarrtit” kanë arritur marrëveshje. Ndërkohë pritet që shumica të taktizojë dhe të mos e dorëzojë propozimin në Kuvend.

Ndërkohë, disa nga nënshkruesit e letrës publike, kanë anuluar paraqitjet në media, me arsyetimin se të martën është caktuar një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, sic thonë, për t`i dhënë edhe një mundësi debatit të brendshëm në kampin e integristëve. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share