Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese? – Lloga: Brenda dy ditëve do i publikojmë emrat e ekspertëve

Ministri i Drejtësisë, krenar Lloga siguroi se ekspertët e grupit punues për ndryshimet kushtetuese do të jenë persona të besueshëm dhe me kredibilitet. Ai nuk deshi t’i publikojë emrat e tyre, për arsye se siç tha ai, nuk është korrekte edhe ndaj mediave tjera. Lloga shprehet i zhgënjyer nga partitë opozitare shqiptare.

“Fatkeqësisht përfaqësues të partive politikke opozitare maqedonase nuk ka në këtë grup, por ajo që unë nuk dua ta besoj akoma është se si përfaqësues të partive politke opozitare shqiptare nuk e kanë gjetur të arsyeshme që të marrin pjesë në këtë grup pune dhe me vjen keq që kapitali i tyre politik do të flasë përmes gojës së Hirsitijan Mickoskit”, deklaroi Lloga në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share