Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese / Fadil Zendeli: Kemi dilema rreth gjithë procesit

Lëvizja Besa nuk ka asgjë kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, por vlerësojnë se bashkë më atë propozimn, nga qeveria duhet të vijë edhe propozimi për heqjen e “20 përqindëshit” për shqiptarët dhe gjuhën shqipe. Kështu vlerësoi deputeti i kësaj partie, Fadil Zendeli, i cili mes tjerash shfaqi dilema rreth grupeve të punës, por edhe gjithë procesit.

“Ne si subjekt politik dorëzuam një kërkesë para një jave në Ministrinë e Drejtësisë dhe qeveria, që ka të bëjë me atë se ne si subjekt nuk kemi problem me inkorporimin e komunitetit bullgar në Kushtetutën e vendit, mirëpo vlëerësojmë se edhe çështja e premabulës, por edhe çështja e konceptit të ’20 përqindëshit’ për gjuhën shqipe, duhet të jetë një nga propozimet që duhet të vijë nga qeveria në Kuvend”, deklaroi Zendeli në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share