Grupet e reja që mund të krijoni në WhatsApp s’kanë emër dhe lejojnë pak anëtarë

WhatsApp  ka prezantuar një opsion të ri që lejon përdoruesit të krijojnë grupe pa qenë nevoja t’iu vendosin një emër.

Përdoruesit mund të krijojnë një grup dhe të mos vendosin një emër në rast se nuk kanë një temë të caktuar apo thjesht nxitojnë.

Emri i grupit do të shfaqet ndryshe për secilin pjesëmarrës në varësi se si i kanë regjistruar kontaktet në celularin e tyre. Ky opsion është krijuar më së shumti për familjarët apo rrethet e ngushta.

Kompania planifikon që risia të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit në mbarë botën brenda pak javësh./tvklan.al

Lexo gjithashtu

Bie ChatGPT

ChatGPT nuk punon. Përdorues në mbarë botën raportojnë probleme me aplikacionin software, OpenAI. Versioni i fundit i inteligjencës…
Më tepër
Total
0
Share