Grupet e punës të VLEN-it dhe VMRO-së nisin bisedimet për qeverinë e re

Përfaqësuesit e VLEN-it pasditen e sotme arritën në selinë e VMRO-DPMNE-së, ku pritet të nisin bisedimet për qeverinë e re në nivele të grupeve të punës. Pjesë e grupit të punës nga VLEN mes të tjerëve është edhe Azir Aliu, Visar Ganiu, Adnan Azizi.

-Sa takime prisni të keni?

“Varet, do të shohim”, tha Aliu.

“Sot do të flasim për metodologjinë dhe dinamikën e punës, aq”, tha Aliu.

-Kur do të filloni me konkretisht rreth zgjidhjeve kadrovike?

“Me siguri në takimin tjetër, do të jetë më konkret”, pohoi Aliu.

-A janë të vërteta informacionet se do të zgjerohet grupi i juaj i deputetëve?

“Spekulime janë për momentin”, tha Aliu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share