Gruevski: Me ndryshimet në Kodin Penal, mund të shpëtohen 5-6 persona nga VMRO-ja por jo unë!

Ish kryeministri, azilanti i arratisur Nikolla Gruevski së fundmi ka komentuar sërish ndryshimet ligjore në Kodin Penal.

Ai në një intervistë për Infomax thotë se ndryshimet janë bërë që pushteti të mbrohet nga hetimet në të ardhmen dhe për shpëtimin e 5-6 personave nga VMRo-DPMNE, e jo për ta shpëtuar atë.

“Mund të paramendoj se atë e kanë bërë për shkak se ai ligj i ka ndihmuar edhe njerëzve të tjerë të VMRO-DPMNE-së. Ai ligj sipas mendimit tim është bërë që pushteti të lehtësojë ndjekjet eventuale në të ardhmen, ndërsa si përfitim kolateral, e kundërta e dëmit kolateral, është që 5-6 persona nga VMRO-DPMNE, në një farë mënyre…që kanë pasur nga një-dy lëndë, do të lirohen, në këtë mënyrë do t’u vjetërsohen lëndët. Te unë situata është ndryshe, te unë kanë ngarkuar sa kanë mundur, kanë shpikur sa kanë mundur dhe nuk di se çfarë do të më kryente mua punë një lëndë, pse unë do të dërgoja USB, zarfe, ajo kjo, që në fund të mos jenë 9, të jenë 8,7, 9 apo 10”, tha mes tjerash Gruevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share