Zëvendëskryeministri Artan Grub i ftuar në emisionin Pressing në Klan Macedonia, theksoi rëndësinë e kuadrove administrative dhe institucionale të cilat është përjekur që t’i ndërtojë BDI-ja për ciklin e saj 20 vjeçar. Sipas Grubit BDI-së i nevojiten lista të fuqishme për këto zgjedhje, për të parandaluar rrezikun që i kanoset vendit me ardhjen e VMRO DPMNE-së në pushtet.
“BDI-ja ka kapacitete institucionale dhe kapacitete administrative kadrovike të jashtëzakonshme, për arsye se ka ndërtuar kuadro për këto 22 vite. Tani kemi kryeminstër shqiptar, kryetarë parlamentar, dhe ministra, kemi aq shumë kapacitete.
Unë që para një viti kamë thënë se nuk dua të garoj për deputet sepse kam thënë që dua ta zgjeroj ofertën të cilën BDI-ja jua afron qytetarëve, ndërsa do të punoj si anëtar i Shtabit Qëndror, sikurse po të garoja për veten time dhe këtë po e bëj çdo ditë. Prandaj janë listat e tilla duke e kombinuar edhe përvojën, edhe rininë edhe kulturën institucionle që e kemi ndërtuar ndërkohë. Na duhen lista të fuqishme sepse na kanoset një rrezik shumë i madh i hyrjes në këtë rrethin 20 vjeçar të cilin e kishim me çështjen e emrit, me një politikë konservative të VMRO-së, refuzim total të marrëdhënieve me Greqinë, dhe 15 vjet kemi qenë në vend numëro. E njejta po na kanoset tani me ardhjen e VMRO-DPMNE-së, dhe me pesë parti shqiptare me nga një deputet e gjysmë në përbërjen e tyre. Nenin 20 vjeçar të jetës sonë të jetës së bashkëqytetarëve dhe fëmijëve tanë do ta fshijnë nga kalendari sepse nuk do të ekzistojë do të jemi në vend numëro nga Bullgaria”, tha Grubi./tvklan.mk/