Grubi: Vizita e Kurtit agjendë politike e kryebashkiakëve të Çairit dhe Tetovës!

Rrugën Tetovë-Prizren e ndërton qeveria e jo komunat

Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, duke komentuar vizitën e paradokohshme të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair dhe Tetovë tha se kjo vizitë dhe injorimi i simboleve të RMV-së është shkaktuar nga organizatorët dhe dëshirës së tyre për pikë politike, njofton KlanM.

“Kryetarët e Komunave të Çairit dhe Tetovës ftuan Kurtin dhe realizuan agjendën vetëm për pikë politike pë rata dhe partinë edhe pse është e mirë se ardhur vizita e Kryeministrit të Kosovës. Dihet se ata nuk mund të ndërtojnë rrugën deri në Prizren, kjo është punë e Qeverisë, e as që kanë ndryshuar emrin e rrugës në Çair, për shkak se është nën kompetencat e Qytetit të Shkupit” – tha Grubi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share