Grubi – Vickers: Prioritetet tona janë hekurudha Shkup – Durrës, Qendra Klinike dhe Digjitalizimi i plotë

Zëvendës kryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka takuar të dërguarin special për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers, i shoqëruar nga ambasadori, Matthew Lawson.

Grubi dhe Vikers biseduan mbi marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, Asociacioni britanik i biznesit dhe mbështetja për stabilitet dhe siguri rajonale si dhe projektet që janë duke u realizuar përfshirë këtu hekurudhën Shkup – Durrës, Qendrën Klinike si dhe Digjitalizimi i plotë i Qeverisë dhe shërbimeve qeveritare.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u cilësuan si të qëndrueshme përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, ku Grubi tha se Mbretëria e Bashkuar është investitori i dytë më i madh në vend kurse Maqedonia e Veriut partner i parë tregtar nga Ballkani Perëndimor

Puna e kompanive britanike në vendin tonë u vlerësua lartë e veçanërisht tash pas themelimit të Asociacionit Britanik të Biznesit, që do të kontribuojë edhe në tërheqjen e investimeve të reja, me theks të veçantë në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës.

Grubi dhe Vikers diskutuan edhe mbi aktualitetin politik në vend dhe rajon, ku e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të përforcimit të kapaciteteve demokratike, ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale në kuadër të NATO-s dhe rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share