Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion me PDT-në e Beycan Ilyaz dhe rreshtimit të partive tjera shqiptare në “Frontin Europian”, ka reaguar zëvendëskryeministri Artan Grubi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grubi ka thënë se siç po shkojnë punët në “Frontin Europian”, 20 deputetë kanë filluar ti duken pak.
Përveç kësaj, ai ka pyetur edhe qytetarët dhe mbështetësit e tij në “Facebook” se si mendojnë për këtë propozim.
“Sikur 20+ ka filluar të më duket pak, si thoni ju?!”, shkruajti ai.
Kujtojmë, pjesë e “Frontit Europian”, përveç BDI-së që e udhëheq si process është edhe PDSH-ja e Thaçit, PDE-ja e Arjanit Hoxhës, Lëvizja Populli e udhëhequr nga Zejdi, PDT-ja e Beycan Ilyaz dhe pritet që së shpejti në të njëjtin front të bashkangjiten edhe ASH-ja e Ziadin Selës dhe Unioni i Romëve.