Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi e quajti ditë historike për vendin nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë IRD, për mbikëqyrje në ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Grubi tha se shumë shpejtë do të vendosen edhe gurëthemelet për ndërtimin e këtyre autostradave.
“Dua të iu paralajmëroj që, që nesër në 11:30, po këtu në Qeveri do ta mbledhim komitetin drejtues në mënyrë që të udhëzojmë konsultantin e përzgjedhur që të fillojë negociatat menjëherë, pa asnjë vonesë, që ditën e hënë me konzorciumin “Bechtel Enka” dhe të na sjell në Qeveri kontratën për ta firmosur në mënyrë që bashkërisht kështu si jemi ta vendosim edhe gurëthemelin e ndërtimit të këtyre autostradave”, tha Grubi.