PROCEDURË PENALE PËR PROJEKTIM TË GABUAR
Autoritetet e Qeverisë kanë deklaruar se duhet të mendohet në drejtim të ndërprerjes së marrëveshjes me kinezët rreth ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër. Sipas tyre është e palejueshme që 40 kilometra të ndërtohen mbi 10 vite, përcjellë KlanM.
“Unë jam politikan. Ne funksionojmë në mandate. Mandati jonë është 1 vit, 2-3, maksimum 4, nëse nuk realizojmë gjatë mandatit, neve na çojnë në shtëpi, por duhet t’i dërgojnë në shtëpi edhe ata që gabojnë gjatë projektimit dhe të niset procedurë penale për projektim të gabuar. 11 rrëshqitje të reja të dheut në rrugën Kërçovë-Ohër. Kjo është absolutisht e papranueshme. 10 vjet projekt, po ndodh, por gabime të qëllimshme në projektim dhe zvarritje të pafundme të projekteve, kjo iu kushton jetë qytetarëve, vetëm sa aksidente kemi në këtë autostradë, në këtë rrugë sinqerisht. Nuk e di se si do të votojnë deputetët në fund të dhjetorit në lidhje me vazhdimin e kësaj kontrate sepse është skandaloz. Kur i filluam bisedimet me menaxherët e “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, na thanë të vëmë bast që ne do ta përfundojmë autostradën, para se ju ta përfundoni autostradën kineze. Mendova se po bëjnë shaka, doli që do të jetë e vërtetë edhe kjo”, tha Artan Grubi.