Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një shkrimi ka dënuar rrëfimin e gazetarit Dragan Pavloviç – Llatas në emisionin e youtuberit Stefan Lazarov. Grubi thotë se por asnjëherë nuk është vonë për të dënuar të keqen.
“E dënoj ashpër fjalorin denigrues dhe rrëfimin skandaloz të gazetarit Dragan Pavloviç – Llatas në emisionin e youtuberit Stefan Lazarov, ku me një komoditet të turpshëm krekoset mbi aktin e kryer të dhunës dhe malltretimit ndaj një të miture. Llatasi në çdo paraqitje të tij vazhdon të shpalos papastërtinë e tij morale, opinionbërjen destruktive për dëmin e së cilës kemi paralajmëruar shumë kohë më parë kur ai krijonte karrierë dhe senzacionalizëm me qëndrimet e tij antishqiptare. Fatkeqësisht asokohe shoqëria nuk i kishte perceptuar akoma qëllimet e tij për të reaguar siç po reagon sot, por asnjëherë nuk është vonë për të dënuar të keqen dhe për të ndaluar ndikimin e vrerit që ai nxjerr nga goja”, ka shkruar Grubi.