Zëvendëskryeministri Artan Grubi sot falënderoi kryeministrin shqiptar Edi Ramën dhe kabinetin e tij për angazhimin që për një periudhë të më pak se 3 javëve u bë projekti “One Stop Shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Kryeministër, nuk ka asgjë më të bukur se bashkimi dhe sot këtë po e realizojmë bashkërisht dhe vërtet më bën shumë të lumtur. Ka disa ditë që ky kalim kufitar po dunksionon tashmë dhe se qytetarë të dy vendeve tona, po më shkruajnë, po më thërrasin në telefon, nga kënaqësia kur e përjetojnë se nuk ka më kufi midis nesh se tashmë ka vetëm një kontroll dhe uroj që edhe ato kontrolle të brendshme do të largohen”, tha Grubi.