Grubi: Propozimi europian hap negociatat dhe nuk cënon gjuhën dhe identitetin maqedonas

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë, z. Laslo Ishtvan Duks.

Në këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale në vend, marrëdhëniet dypalëshe, si dhe ndodhitë e fundit në kuadër të procesit eurointegrues të vendit.

Grubi ka përshëndetur bashkëpunimin e vazhdueshëm me Hungarinë, duke theksuar se Maqedonia e Veriut e vlerëson përkrahjen hungareze për marrjen e datës për fillim të bisedimeve me Bashkimin Europian, si dhe gatishmërinë për ndarjen e përvojës në këtë drejtim.

Ai theksoi se për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe në kontest me rrethanat e reja gjeopolitike, debllokimi i procesit të eurointegrimit dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE janë të rëndësisë së veçantë.

Grubi u shpreh i bindur tërësisht që propozimi europian për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk cënon në asnjë formë identitetin, kulturën, historinë dhe gjuhën maqedonase.

Politikanët zgjidhen për të marrë vendime, prandaj nevojitet guxim për vendime që garantojnë të ardhmen e vendit, e jo që garantojnë karrierën personale të funksionarit.

Opozita ka qenë gjithmonë kundër të gjitha qëndrimeve dhe vendimeve strategjike për vendin, ndërsa historia ka dëshmuar që kanë qenë në anë të gabuar.

Grubi falenderoi ambasadorin Laslo Ishtvan Duks, për angazhimin e tij diplomatik dhe kontributin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe njëkohësisht i dëshiroi sukses të mëtutjeshëm në sferën personale dhe profesionale

Lexo gjithashtu
Total
0
Share