Grubi pret në takim shefin e ri të OSBE-së, ambasadorin Wahl

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, sot ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Wahl.

Gjatë takimit është biseduar për situatën politike në vend, procesin e integrimit, reformat dhe ndryshimet kushtetuese, Marrëveshjen e Ohrit, si dhe kryesimin e vendit tone me OSBE-në nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Grubi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Wahl dhe punë të suksesshme në misionin e ri, derisa e ka falënderuar për bashkëpunimin me OSBE-në dhe projektet e realizuara deri më tani, bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen me një partneritet akoma më të lartë.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur pritshmëri për vazhdimin e suksesshëm të bashkëpunimit në prag të fillimit të kryesimit të vendit me organizatën më të madhe të sigurisë në botë, duke theksuar që Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të japë kontribut në promovimin e vlerave demokratike pikërisht në kohën kur kontinenti europian përballet me sfida të rrezikshme.

Procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian gjithashtu ishte pjesë e bisedës në takimin mes Grubit dhe ambasadorit Wahl, derisa është shfaqur nevoja për fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, si kusht për vazhdimin e rrugës europiane dhe formimin e frontit të përbashkët të të gjithë akterëve politik në vend me qëllim që procesi i filluar të mos ketë pengesa.

Grubi ftoi misionin e OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Sistemit Politik që të kontribuojnë në kohezionin shoqërorë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si dhe realizimin e shkollës rinore Peace Forum Dialogue si dhe Peace Festival si forma bashkëkohore për ta shënuar vlerën e Marrëveshjes së Ohrit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share