Pas nënshkrimit të protokollit me të cilën edhe zyrtarisht përfundon pjesa e stërzgjatur dhe shumë e vonuar e hapjes së vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi.
Nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, Grubi ka thënë se ky është një vendim i rëndësishëm jo vetëm për banorët e zonës por edhe më gjerë, pasiqë do të shkurtojë udhëtimin edhe të vendeve përreth, të cilët pavarësisht afërsisë territoriale kanë qenë të detyruar të udhëtojnë dhjetëra kilometra për të arritur deri te pikat kufitare aktuale.
“Pjesa formale përfundoi, ndërsa nga tani nis rregullimi infrastrukturor. Një vendim shumë i rëndësishëm jo vetëm për banorët e zonës por edhe më gjerë, pasiqë do të shkurtojë udhëtimin edhe të vendeve përreth, të cilët pavarësisht afërsisë territoriale kanë qenë të detyruar të udhëtojnë dhjetëra kilometra deri te pikat kufitare aktuale për shkak të lidhjeve familjare me Luginën e Preshevës, por edhe për çështje tregtare”, ka shkruar zëvendëskryeministri i parë Grubi.