Zv kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në rrjetin e tij social ka uruar 119 vjetorin e Ilindenit.
”Paraardhësit tanë luftuan për liri dhe ia dolën 119 vjet më parë në Krushevë, të bashkuar rreth idealit të lirisë dhe barazisë. Të njejtat ideale i kemi dhe sot duke shtuar atë të integrimit si beteja e rradhës për ta rumbullakësuar Republikën me të gjitha atributet e veta. Jemi në rrugë të drejtë, ne drejtimin e duhur, atë të përkatësisë europiane dhe euroatlantike duke e ndërtuar dhe respektuar barazinë midis nesh. 119 vjet më parë bëmë betejën për liri, dje bëmë betejën për barazi, sot po zhvillojmë betejë për ardhmëri dhe krah nesh i kemi të gjitha forcat proeuropiane dhe pro euro-amerikane që duan integrimin në Bashkimin Europian dhe përparimin. Gëzuar festën”, shkruan Artan Grubi.