Grubi: Nuk ka kush na del përpara

Zëvendëskryeministri Artan Grubi nga takimi në Zhelinë foli për sukseset, që sipas tij i kanë arritur kuadrot e BDI-së në pushtet, duke i vlerësuar lartë ato.

“Kjo është BDI sot dhe kjo nuk ndalet, nuk ka kush që na del përpara”, tha Grubi, përcjell KlanMacedonia.

Ai përmendi me radhë projektet e dala nga dikasteret që drejtohen nga ministrat e BDI-së. Këta ministra, sipas Grubit, drejtojnë institucionet më me peshë në shtet.

“Këto projekte po bëhen sepse na është deleguar vullneti politik dhe përgjegjësia nga një njeri lider që se njeh luksin, dreka e as darka, por është i thjeshtë dhe përjetësisht jam mirënjohës ndaj tij, ai është lideri jonë Ali Ahmeti”, theksoi Grubi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share