Grubi nënshkruan në përkrahje të Bujar Osmanit për president

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, shoqëruar nga bashkëshorja dhe vajza e tij kanë nisur ditën duke nënshkruar në Njesinë Rajonale të KSHZ-së në Çair në përkrahje të kandidatit të BDI-së për president, Bujar Osmani.

Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka ftuar qytetarët për përkrahje masovike të kësaj nisme të Ali Ahmetit, e cila siguron që vendi të ketë një president shqiptar.

Statusi i plotë:

Në hapësirat e Njësisë Rajonale të KSHZ-së – Çair, bashkë me Albinën dhe Herën iu bashkangjitëm bashkëqytetarëve tanë që nga orët e para të mëngjesit kanë filluar të japin nënshkrimet e tyre në përkrahje të Bujar Osmanit, kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim për President të vendit. Kandidatura e Bujar Osmanit nuk është vetëm akt formal zgjedhor, por një mision që ka për qëllim të trasojë një rrugë të sigurt për të pasur presidentin e parë shqiptar në vend, përmes përzgjedhjes së tij me 2/3 e votave në Kuvend dhe me Badinter, si dhe për të vazhduar hapin drejt integrimit të sigurt në Bashkimin Europian. Inkurajoj të gjithë qytetarët të përkrahin Bujar Osmanin dhe vizionin e dëshmuar përparimtar në vepër të Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim për Maqedoni еuropiane. /indeks.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share