Grubi në FPD 2023: Kemi pranuar të gjitha kërkesat e VMRO-së

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, foli për çështjet e pazgjidhura mes vendeve të Ballkanit, që sipas tij, mbeten plagë që nuk shërohen, përcjell KlanM.

Sipas Grubit, shpikja e armiqve dhe vendosja e frikës është dëshmuar të jetë një mënyrë produktive për të fituar pushtetin dhe për të ruajtur pushtetin pa asnjë progres.

“Asnjëri prej nesh nuk humbi asgjë nga Marrëveshja Kornizë, askush nga ne nuk humbi asgjë nga Marrëveshja e Prespës, askush nga ne nuk do të humbasë asgjë nga Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Shteti, rajoni dhe ne të gjithë duam të njëjtën gjë – nevojitet edhe një hap për të arritur atje. Por askush nuk mund të kontestojë ekzistencën e popullit maqedonas, gjuhën maqedonase dhe ekzistencën e vendit tonë. Bota nuk do të pushojë së ekzistuari pasi të marrim vendimet e nevojshme”, tha Grubi.

Ai përkujtoi se janë pranuar të gjitha dëshirat dhe kërkesat e opozitës që VMRO-DPMNE të votojë për ndryshimet kushtetuese.

“Ajo që na duhet realisht është një rikthim i plotë i gjeneratës, të jemi një brez liderësh që do të ecë përpara, një brez i gatshëm për të pranuar vlerat perëndimore… Ndryshimet në Ballkan do të fillojnë kur të shohim se kutia e votimit është llogaria jonë e kursimit e jo një bankomat”, tha Grubi në panelin, “Pajtimi dhe demokracia si katalizatorë të ndryshimit në Ballkan” në Prespa Forum./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share