Grubi në Debat Plus në Klan M: Fronti Europian do të ketë jetëgjatësi politike, synojmë që pas disa viteve të jemi dhe mandatar për formimin e qeverisë

Artan Grubi, përfaqësues i Frontit Europian, në një deklaratë të dhënë në Emisionin Debat Plus në Klan Maqedonia, shpalosi vizionin e koalicionit për të ardhmen politike të vendit. Ai tha se koalicioni është krijuar me qëllim të investimit në dekadat e ardhshme, duke synuar jo vetëm zgjedhjet e afërta, por edhe mandatin qeverisës pas 4 ose 8 vitesh,

Ai shprehu bindjen e tij të plotë se Fronti Europian do të mbijetojë dhe do të jetë një forcë e rëndësishme politike në Maqedoni, duke u bërë “fryma e tretë” në krahasim me bipolaritetin aktual midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Grubi theksoi unitetin dhe angazhimin e liderëve të Frontit Europian për të qenë një opsion konkurrues në skenën politike të Maqedonisë.

“Gjithë këtë kolaicion e kemi bërë për të investuar për 10 apo 20 vietet e ardhshme. Synimi jonë nuk ishin vetëm zgejdhjet parlamentare, dhe zgjedhjet lokale të vitit 2025, synimi jonë është që fronti Europian mbas 4 viteve apo 8 viteve të merr mandatin për të qeverisur. Jam i bindur që ky front do jetoj! Absolutisht do të jemi bashkë, dhe atë e thanë të gjithë liderët e Frontit Europian në të gjitha bisedimet dje dhe sot. Nuk kam asnjë dyshim të vetëm se Fronti Europian do të jetë fryma e tretë në Maqedoni në krahasim me bipolaritetit le të themi në skenën politike midis LSDM-së dhe VMRO-DPMEN-së, dhe do të jemi opsioni i tretë i cili me doemos do të jetë garues”, tha Grubi./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share