Zëvendëskryeministri Artan Grubi në Klan Debat ka deklaruar se brenda partisë së tij është normale debati dhe diskutimet e gjata nëpër mbledhje, por mohoi të ketë të ashtuquajtur “grupe zjarri” apo “grupe të të pakënaqurve”.
“Në BDI ka anëtar të kryesisë së BDI-së ku paraqiten të gjitha argumentet qoftë nga pikëpamja afirmative, qoftë nga pikëpamja kritike për punët ekzekutive, jo vetëm të ministrave, por edhe të zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, kryetarëve të komunave, deputetëve. Gjthsesi, secili duhet ta bartë përgjegjësinë për punën të cilën e bën”, deklaroi Grubi./KlanMacedonia