Grubi: Mijallkov dhe Gruevski janë baballarët tuaj

Gjatë seancës së sotme për pyetje deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka pasur debate të ashpra mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Zëvendëskryeministrit, Artan Grubi. Ky i fundit, gjatë një përgjigjeje drejtuar deputetëve opozitarë të VMRO-së, e quajti partinë e tyre si shoqatë kriminale, përcjell Klan Maqedoni.

“Partia e vetme në vendin tonë që ka pranuar, nga Mile Janakievski, nga Gordana Jankulloska, nga Martin Protugjer, Ilija Dimovski, Elizabeta Çingarovska, se është shoqatë kriminale e vërtetuar me aktvendim në gjykatë, VMRO-DPMNE, me pranimin e bashkëpartiakëve tuaj që kanë qëndruar këtu dhe në Qeveri. Edhe Sasho njëkohësisht edhe Nikolla Gruevski, e gjithë shoqëria juaj. Ata janë baballarët tuaj, ju jeni kryqëzuar në Nikollën dhe Sashon, ju jeni frikësuar ta shihni në sy. Betoheni për ta”, deklaroi Grubi në Kuvend./Klan Macedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share