Grubi: Me çdo kusht do ta mbrojmë projektin për Korridorin 8

“30 VJET KY PROJEKT ËSHTË MBAJTUR NË SIRTAR PËR SHKAQE POLITIKE”

Edhe pse po ndërtohen paralelisht dy korridore të rëndësishme për shtetin, top temë mbetet korridori 8. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, sic njofton KlanM, është i mendimit se fushata anti-Korridori 8 ka elemente anti-shqiptare por edhe anti-NATO dhe anti-BE.

”Anti-shqiptare, anti-NATO, anti-SHBA, anti-kompanive të fuqishme siç janë Bechteli dhe Enka, anti-zhvillimit. Besoj që bëjnë edhe kalkulime të politikave ditore, në veçanti në këtë rast për zgjedhje. Opozita maqedonase e din se një infuzion i tillë në ekonominë e vendit do të ndikon shumë tek qytetarët dhe në rritjen ekonomike të vendit tonë dhe në fuqizimin e kompanive tona”

E ajo që e shton dyshime se kjo fushatë si qëllim e ka nxitjen e anti-shqiptarizmit në vend është fakti se ky projekt 30 vjet ka qenë i mbyllur nëpër sirtarët e Qeverisë.

”Projekti, në veçanti i korridorit 8 ka qenë i mbajtur në sirtarë, në kasaforta të mbyllura për më shumë se 30 vite dhe nuk është lejuar që të sheh dritën e diellit, që të mund të realizohet nga ana e institucioneve të vendit si dhe kompanive që duhet ta bëjnë punën, për arsye politike kryekëput. Sepse është konsideruar si një korridor konkurrent i korridorit 10 dhe është dashur që të mbahet në sirtarë dhe mos të bëhet asnjëherë. Këtë e kanë pohuar edhe inxhinier edhe të punësuar në Ndërmarrjen e rrugëve, por edhe politikan tjerë të kohës të cilët kanë bërë përpjekje qysh në vitet 90-ta për ta futur korridorin 8 në hartën evropiane” – tha Artan Grubi.

Megjithatë, Grubi thotë se do ta mbrojnë këtë projekt me çfarëdo kosto që nevojitet. E sa i përket dokumenteve që po publikohen në opinion nga ana e opozitës edhe pse marrëveshja është  e klasifikuar, Grubi ne Klan Debat, tha se opozita nuk e ka pas të rëndë për ti siguruar për shkak se e kanë kapur shtetin me vite. Zëvendëskryeministri i parë, sic njofton KlanM, projektin e prezantoi edhe para Odës ekonomike. Para biznesmenëve tha se partia që po kritikon projektet infrastrukturore ka quar poshtë 1 miliard euro në stiropor dhe përmendore. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share