Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi njëherë edhe Ministër për Sistem Politik ka përgëzuar kastën e aktorëve të Teatrit Kombëtarë të Kosovës të cilët mbrëmë në Shkup, sollën shfaqjen “Zgjimi i Pranverës”.
Grubi ka thënë se pamjet që mbrëmë solli Teatri Kombëtarë Shqiptar ishin fantastike.
Ai gjithashtu ka bërë ftesë që në vigjilje të festave të Nëntorit të ndjekin edhe shfaqjen tjetër, “Vdekja dhe Virgjëresha” e cila do të shfaqet sonte nga ora 19:00.
Postimi i plotë:
Fantastike pamjet që mbrëmë solli Teatri Kombëtarë Shqiptar i Shkupit.
Me rastin e shënimit të netëve të bukura të Nëntorit festiv, “Zgjimi i Pranverës”, ishte shfaqja që mbrëmë bëri bashkë të gjithë shqiptarët në Teatrin Kombëtarë Shqiptar të Shkupit të cilët mbushën përplot sallën dhe nga afër ndoqën e duartrokiten fuqishëm, perfomancën nga kasta e aktorëve të Teatrit Kombëtarë të Kosovës.
Shfaqja “Zgjimi i pranverës” me regji të Zana Hoxhës është hera e dytë që vjen para publikut në vendin tonë. Herën e parë, kjo shfaqje ka arritur të merr çmimin “Grand prix” në festivalin Ndërkombëtar të Teatrit (International Theater Festival), ITF –SkupiFestival.
Nuk do ndalojnë me kaq, sepse në vigjilje të festës së madhe, sonte në Teatrin Kombëtarë Shqiptar në Shkup, shfaqet performanca “Vdekja dhe Virgjëresha”, në ora 19:00, të cilën ju ftoj gjithashtu ta ndiqni.
Ky manifestim kulturor mbështetet nga Ministria për Sistem Politik në kuadër të festave të Nëntorit.